EVN ka vendosur sot një transformator për lagjet Banjeshnica, Lajthia, Tullana dhe Fazanaria të Gostivarit. Me këtë, zgjidhet problemi shumëvjeçar i banorëve të këtyre lagjeve që nuk kishin mundësi të furnizohen me rrymë elektrike stabile dhe të përhershme. Vendosja e këtij transformatori ka qenë një ndër kërkesat kryesore e banorëve të këtyre lagjeve për vite me radhë. Kapaciteti shpërndarës i këtij trafo stacioni është 20kV dhe vlera e tij kap shifrën mbi 90 mijë euro. Transformatori u vendos me ndihmën e EVN-së dhe komunës së Gostivarit.<br /> <br />"Me këtë investim krijuam mundësi të reja për të përmirësuar kushtet e të gjithë konsumatorëve që do të tranferohen nga trafot ekzistuese në trafostacionet e reja, si dhe për 30 objekte të reja që kanë nevojë të kyçen në rrjetin elektrodistributiv të energjisë elektrike. Po ashtu duhet cekur se me këtë investim do të ulet edhe mbingarkimi i dy trafostacioneve prej të cilave furnizohen të gjithë konsumatorët në këtë rajon", deklaroi Vlera Gjakova, zëdhënëse e EVN. Alsat-M