KSHZ me katër vota pro dhe 3 kundër pranoi ankesën e LSDM-së që ka të bëj me fillimin e fushatës para kohe të kandidatit për president nga radhët e VMRO DPMNE-së Gjorge Ivanov. Vendimi nënkupton ngritjen e procedurës kundërvajtës ndaj Ivanovit për shkelje të kodit zgjedhor konkretisht të nenit 69 i cili sanksionohet me ligj. Vota pro ishte për shkak se llogaridhënia e tij më 14 mars shkel kodin zgjedhor ndërsa veç më ishte përcaktuar lista me emrat e kandidatëve nga ana e KSHZ-së. Anëtarët e KSHZ nga radhët e VMRO-DPMNE ishin kundër ankesës me arsyetim se llogaridhënia është obligim i çdo funksionari.

"Mendoj se llogaridhënia e presidentit të RM-së në formë dhe përmbajtje paraqet akt të dhënies së llogarisë për angazhmanet dhe punët tjera të kryera gjatë ushtrimit të mandatit të funksionit publik. Në fakt është obligim i çdo bartësi të funksionit publik që të raportoj për punën e tij gjatë mandatit", deklaroi Sasho Srcev, anëtar i KSHZ.

"Vendi i tij për llogaridhënie dihet se ku është, në Kuvend. Ai ëpr punën e tij çdo fund vit, posaçërisht gjatë muajit dhjetor jep llogari për gjithë vitin. Atë e ka bërë në vitin 2009, 2010 dhe të fundit në vitin 2013, para 3 muajve", tha Nikolla Rillkoski, kryetar i KSHZ.

Edhe anëtarët shqiptarë Ibrahimi dhe Jakupi theksuan se kodi zgjedhor është shkelur dhe se Ivanov kishte fillua fushatën para kohe.

"Në bazë të dëshmive që kemi, mendoj se kemi shkelje të nenit 69-a të kodit zgjedhor dhe kemi fillim para kohe të fushatës nga ana e kandidatit kur veç më është përcaktuar kandidatura në listën e kandidatëve", u shpreh Bedredin Ibrahimi, anëtar i KSHZ.

"Për ankesën e parë pa dyshim se ka shkelje të nenit 69-a dhe atë nuk mund ta kontestojmë assesi. Për ankesën e dytë ndaj VMRO-DPMNE-së ne akoma nuk kemi përcaktuar listën e kandidatëve që ta konstatojmë si shkelje të nenit 69", theksoi Subhi Jakupi, nënkrytar i KSHZ.
KSHZ refuzoi ankesën tjetër që kishte të bëj me llogaridhënien e qeverisë për shkak se akoma nuk janë përcaktuar listat e deputetëve. Gjyltene Rexhallari