TIRANE- Policia e Tiranës është rikthyer mesditën e sotme në vendin e sulmit të banesës së kryetarit të Komunës së Farkës Fatbardh Plaku. Policia ka ribërë ekspertizën në vendngjarje pas fakteve të reja.

Banesa e Fatbardh Plakut u sulmua me antitank pas mesnatës në të gdhirë të së martës. A1Report publikoi dje pamjet e momentit të goditjes së predhës, ndërsa nga sulmi nuk pati të lënduar.

Policia mësohet se ka rimarrë në pyetje familjarët e komunarit, ndërsa ka verifikuar personat në xhaminë përballë banesës. Në fakt banesa u godit nga pranë xhamisë nga dy persona por sipas policisë nuk ka lidhje mes xhamisë dhe ngjarjes.

Në xhami nuk ka patur roje kur ndodhi ngjarja për të cilën policia dyshon se kanë për pistë konflikte për funksionin e Plakut në komunë.

Kreu i komunës së Farkës është akuzuar shpesh edhe nga krahu i tij politik që e ka konfirmuar në 3 mandate si kryetar i kësaj komune, për abuzime në lejet e ndërtimit të dhëna të territorin që kufizon komunën me qytetin e Tiranës.