Surprise Me!

A1 Report - Malajzi, sateliti identifikon 122 objekte te Avionit te zhdukur

2015-08-22 177 Dailymotion

MALAJZI- Ministri i Transportit të Malajzisë Hishammuddin Hussein bëri të ditur në një deklaratë për shtyp se sateliti francez ka gjetur 122 objekte të reja të cilat besohet se i përkasin avionit të zhdukur "Boeing 777", në jug të oqeanit Indian. Sipas tij, objektet kanë madhësi të ndryshme duke nisur nga 1 metër e deri në 23 metra, çka bën të mendosh se janë pjesë të avionit me 239 persona në bord.

Hussein shtoi se objektet gjenden 2,557 km larg qytetit të Perth në Australi. Sipas tij, numri i pistave të ndryshme nga satelitët shkon në 4. Pikërisht këto pista do të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezes së kërkimeve.

I pyetur në lidhje me kutinë e zezë të avionit të zhdukur, ministri i Transportit malajzian tha se shumë shpejt do të arrinin ta lokalizonin.

Fluturimi "MH370" me 239 persona në bord humbi kontaktet me kullën e vrojtimit ndërkohë që fluturonte nga Kuala Lumpur për në Pekin, më 8 mars.

Buy Now on CodeCanyon