TIRANE- Kuvendi vazhdoi sërish sot me debate. Ministrja Milena Harito akuzoi opozitën se kishte mbushur administratën me kunata e gra dhe janë të shqetësuar pikërisht për largimin e tyre.

Opozita e quajti të turpshme dhe deklaroi se të gjithë janë punësuar në administratë sipas përvojës. Nga ana e tij ish kryeministri Berisha, deputeti i PD-së u shpreh se për herë të parë në një qeveri ka 4 pjesëtarë nga e njëjta familje, një veprim i cili nuk është bërë nga asnjë kryeministër socialist.

HARITO: "Jeni të shqetësuar për ata 7000 vetë që deklaroni ju, apo jeni të shqetësuar për listat e farefisit tuaj. Jeni të shqetësuar për gruan e z.Kosova që punon në Ministrinë e Jashtme, për gruan e Saimir Shehrit në Ministrinë e Ekonomisë, për Gjergj Lezhën që ka gruan DAP dhe kunatën në Ministrinë e Mbrojtjes.

Mos jeni gjë të shqetësuar për Hasan Metukun që ka gruan apo për Roland Bejkon që ka vëllain në Ministrinë e Mbrojtjes, për gruan e Glori Hysit në Ministrinë e Arsimit, për znj.Rusmajli në Ministrinë e Financave apo që ka kunatën në Kryeministri, apo për motrën e z.Patozi në Ministrinë e Brendshme, për mbesën e Liri Berishës në Ministrinë e Integrimit, për kunatën e Genc Rulit në Ministrinë e Transportit, për znj.Mediu në Ministrinë e Energjisë apo kër gruan e Kuliqit në Ministrinë e Punëve të Brendshme se ky donte ta mbante gruan pranë.

Apo për vëllain e Gerti Bogdanit në Ministrinë e Jashtme. Nuk di dhe një gjë. Pse keni një numër kaq të madh kunatash???

Kunata pafund . Pse qëlloi që gjithë gratë kunatat duhej të ishin nëpër Ministrira. Po kur janë kaq të zotë këta, pse nuk shkojnë te sektori privat që paguan dhe më mirë.

Pse duhet të mbahet farefisi juaj me rrogat e shtetit. Pa harruar masat disiplinore që propozon KLSH, që e keni emëruar ju. Ju sugjeroj ti lexoni raportet se janë shumë interesant"

Në përgjigje ish kryeministri Berisha tha se është hera e parë që në qeveri janë 4 pjesëtarë të një familjeje.