Surprise Me!

Presidencialet, gjasa minimale për president në raundin e parë

2015-08-22 0 Dailymotion

Për zgjedhjen e presidentin që në raundin e parë zgjedhor nevojitet që kandidati të fitojë rreth 900 mijë vota. Shanset për fitimin e këtij numri votash, janë minimale. Në aspektin teorik duket e arritshme, por në praktikë, jo, pasi një rast i tillë nuk ka ndodhur prej 20 vjetësh. Rasti i vetëm kur presidenti është zgjedhur që në raundin e parë, janë zgjedhjet presidenciale në vitin 1994 me fitoren e Kiro Gligorovit. Nga Lëvizja Qytetare MOST nuk deshën të spekulojnë nëse kjo do të ndodhë edhe në zgjedhjet e 13 prillit.<br /><br />"Sipas Kodit Zgjedhor, që një kandidat të fitoj në raundin e parë në zgjedhjet presidenciale duhet të fitoj më shumë se 50% nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në listën zgjedhore. Duke pas parasysh se lista zgjedhore për zgjedhjet presidenciale është mbyllur, kjo do të thotë se kandidati duhet të fitoj diku rreth 900 mijë vota, që në mënyrë teorike është e mundur megjithatë, nëse është e mundshme edhe në praktik, MOST për momentin nuk dëshiron të spekulojë me numra apo kalkulime të tilla", u shçreh Teodora Popovska, MOST.<br /><br />Megjithatë, jo vetëm nga praktika, por edhe formati i garës së fundit presidenciale, krijon shpërndarje të trupit votues. Ndikim ka edhe bojkoti i thirrur nga BDI-ja dhe numri i lartë i kandidatëve presidencial. Ndërkaq, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, mjafton që në votime të dalin 40 % apo mbi 700 mijë qytetarë. Gjyltene Rexhallari

Buy Now on CodeCanyon