TIRANE- Banorët e zonës së Farkës në Tiranë kanë protestuar ditën e sotme kundër një projekti të Komunës që parashikon zgjerimin e rrugës, duke prekur tokat e tyre. Kjo situatë ka krijuar përplasje mes banorëve të zonës dhe komunës së Farkës.

Sistemimi dhe asfaltimi i rrugës në zonën e Liqenit të Thatë, komuna Farkë, parashikon zgjerimin e rrugës nga 5 në 9 metra. Banorëve të zonës që preken nga këto ndërhyrje u kërkohet që të paraqesin certifikatat e pronësisë pranë Inspektoratit të Ndërtimit të kësaj komune, për të vijuar procedurat për shpronësim.

Por pavarësisht këtij fakti, këtyre banorëve nuk i janë njohur dokumentet e paraqitura pranë kësaj zyre. Kjo situatë është bërë shkak për nisjen e protestave nga banorët.

Disa ditë më parë banesa e kreut të Komunës së Farkës u sulmua, por kryekryekomunari Fatbardh Plaku deklaroi se nuk kishte ndonjë konflikt. Ndërsa sot banorët e zonës kanë protestuar kundër zgjerimit të rrugës duke prekur tokat e tyre.