TIRANE- Lëvizja "Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë" ka realizuar një fushatë pastrimi në zonën e Komunës së Parisit, duke përcjellë mesazhin për një vend më të pastër dhe një qytetari më të ndërgjegjshme. Koordinatori i lëvizjes, Ervin Shehaj ka thënë se kjo lëvizje do të zhvillohet çdo të diel, në zona të ndryshme të qytetit, nga ku pritet dhe kontributi qytetarëve.<br /> <br />Lëvizja ka për synim të përcjellë një mesazh sensibilizimi, që do të vazhdojë edhe me fillimin e lëvizjes së re "Të pastrojmë bregdetin në një ditë".
