Trupat britanike u stërvitën në Sazan kundër armëve kimike që kishte në përdorim ushtria siriane, për një sulm të mundshëm për rrëzimin e Asad. Sipas një invenstigimi të 'Daily Mail', 30 ushtarakë të "Royal Marins" të trupave britanike u helmuan nga gazi muastard, gjatë "pushtimit" 11 orësh të ishullit të fortifikuar të Sazanit.
Ushtarakët e dëmtuar nga gazi helmues prodhim rus, patën nevojë urgjente për ndihmë mjekësore. Daily mail citon një prej marinasave që " Djemtë kanë qenë në agoni, lëkura në duart e tyre dhe krahët e shkoi të ndritshme të kuqe".
Teknologjia ushtarake dhe eksperimente me gaz helmues janë zhvilluar në ishullin e Sazanit nga shkencëtarët rus kur nisi fortifikimi i ishullit, në periudhën që Shqipëria ishte anëtare e bllokut ushtarak të Varshavës.
Verën e vitit të kaluar marinsat britanik ndërmorën një stërvitje të përbashkët me Forcat e Armatosura të Shqipërisë duke ushtruar ushtrime si pushtimi i ishullit të Sazanit, si dhe marrja e disa bazave ushtarake si ajo në Bizë.
Daily mail citon një zëdhënës ushtarak britanik kur thotë se pati një hetim për shkakun e simptomave të helimit të ushtarakëve gjatë ushtrimit për marrjen e fortifikimive të ishullit dhe se rezultoi që shkaku të mos ishte gazi mustarak apo lënëdë tjetër helmuese ushtarake, por një lloj bime që rritet në ishull.
Gjithsesi ishulli ka qenë i banuar për më shumë se 30 vite dhe nuk është raportuar ndonjëherë për situata masive helmimesh nga bimësia.
Në atë periudhë mediat britanike publikuan lajme se këto trupa po përgatiteshin për të ndërhyrë ushtarakisht në Siri, por zhvillimet politike dhe mungesa e marrjes së mbështetjes politike për realizimin e operacioneve luftarake bëri që të mos kishte të tilla ndërhyrje në vendin e përfshirë nga lufta civile.