GREQI - Zbulohen fotot e kryera gjatë shlyerjes së dënimit në burgjet greke të shqiptarit që u vra në burgun e Nigritës, tre ditë pasi vrau në burgun e Melandrinos një gardian grek. Kudret Kume, apo siç e njihnin ndryshe Deti, me emrin Ilia Kareli në Greqi, në shkurtin e vitit të kaluar kishte postuar foto të tij nga brenda burgut, por edhe foto të shumta të së ëmës, ku duket se ajo hynte në një shtëpi të re.<br /><br />Në një postim të 20 shkurtit 2013 në komentet që shkëmben në foton e të ëmës me një të afërm Kume shkruan: "Aan ore kusho, po ma marrin shpirtin, një'çik nga një'çik..as edhe vetë nuk e di kur do të vete... po e gënjej, si atë nën edhe veten, jo sot po nesër, ko ktë muaj, po muajin tjetër..."- duke shprehur dëshpërimin për ecurinë e procesit gjyqësor dhe humbjen e shpresave për ta takuar sërish të ëmën.<br /><br />Në foto nuk mungojnë komentet e pas ngjarjes, ku shkruhet "ti nuk u ule para grekut" apo "Deti ti do të jesh gjithmonë në zemrat tona".
