Surprise Me!

Rusia nga Krimea do të bëjë zonë të lirë ekonomike

2015-08-22 0 Dailymotion

Rusia do i akordojë Krimesë statusin e veçantë të zonës ekonomike me lehtësime tatimore dhe pa burokraci. Premtimi është bërë nga kryeministri rus Dimitrij Medvedev, i cili sqaroi se me këto masa, synohet që gadishulli të tërheqë sa më shumë investitorë të huaj.<br /><br />"Përveç kësaj, bashkë me presidentin Putin, ramë dakord të rrisim pensionet në Krime dhe t'i barazojmë ato me mesataren që është në Rusi. Do të pasojë edhe zgjerimi i infrastrukturës rrugore dhe linjës rrugore direkte mes Rusisë, Krimesë dhe Sevastopolit", tha Dimitrij Medvedev, kryeministër i Rusisë.<br /><br />Medvedev ishte sot në Simferopol për të marrë pjesë në seancën e qeverisë ruse. Ai është funksionari më i lartë shtetëror rus që viziton gadishullin e Krimesë pas bashkëngjitjes së saj me Rusinë. Mbrëmë SHBA-ja dhe Rusia nuk arritën dot marrëveshje për zgjidhjen e krizës në Ukrainë. Pas bisedimeve 4 orëshe në Paris, Lavrov tha se të gjitha palët i kanë parashtruar planet e veta për zgjidhjen e krizës, por nuk janë pajtuar rreth faktit se kush e shkaktoi krizën. Petar Bllazhevski

Buy Now on CodeCanyon