TIRANE - Ukë Camaj është emërimi i radhës i qeverisë që denoncohet nga Partia Demokratike. Sipas zëdhënëses, Laura Vorpsi, Camaj, i cili mban postin e nëndrejtorit Ekonomik në Spitalin Rajonal të Tropojës, është dënuar nga Gjykata me 1 milionë lekë gjobë, për falsifikim dokumentesh shkollorë.

Vorpsi ka paraqitur dhe vendimet gjyqësore të nëntorit të vitit të kaluar, duke cituar më tej urdhrin e prokurorisë për asgjësimin e diplomës fallso, në zbatim të vendimit të gjykatës.

"Vetëm një muaj më pas, në dhjetor të vitit 2013, Ukë Camaj u emërua Nëndrejtor Ekonomik në Spitalin rajonal të Tropojës.
Ja dhe urdhri për emërimin e tij nga shëndetësia falas e rilindjes.