ELBASAN - Parku 'Rinia' në qytetin e Elbasanit ndonëse është ndër të paktat hapësira të blerta në këtë qytet, ndaj tij nuk kushtohet kujdesi i nevojshëm.

Stolat me skelet metalik të këtij parku nuk i kanë shpëtuar skrapomanisë, teksa pamjet e fokusura nga kemara e 'A1 Report' japin një tablo të qartë të situatës në të cilët gjëndet ky park.

Qytetarët shprehen të shqetësuar për gjendjen aktuale të parkut dhe kërkojnë të merren masa të menjëheshme për të riparuar dëmin e bërë.

Nuk ka ka kaluar as edhe një vit nga investimi i fundit i bashkisë në këtë hapësirë të blertë, por siç duket nevoja për ndërhyrje është tejet emergjente, për t'i rikthyer këtij parku funkionin e tij real.