TIRANË -- Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli merr pjesë në ceremoninë e zhvilluar nga Presidenti Bujar Nishani në "Pallatin e Brigadave" për 5-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Kështu, Kodheli "mbyll" incidentin e shkaktuar një ditë më parë kur presidenti Nishani bojkotoi ceremoninë e mbajtur në Ministrinë e Mbrojtjes për anëtarësimin e vendit tonë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Këtë vit, Shqipëria e ka festuar me dy ceremoni të veçanta, anëtarësimin e saj në NATO.

Pasditen e sotme, Presidenti Bujar Nishani organizuar në Pallatin e Brigadave" ceremoninë e tij, pasi bojkotoi atë të djeshmen të Ministrisë së Mbrojtjes, ku merrte pjesë Kryeministri Rama.

Në ceremoninë e dytë po zyrtare, që u zhvillua nga Presidenti Nishani, merrte pjesë edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, si dhe përfaqësues të trupave diplomatike, politikanë, por edhe përfaqësues të klerit shqiptar.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, presidenti Bujar Nishani e cilësoi hyrjen e Shqipërisë me të drejta të plota në NATO si një ndër ngjarjet më të rëndësishme në fushën e sigurisë kombëtare.

Ndërsa ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, deklaroi se politika e dyerve të hapura e ndjekur nga NATO ka forcuar stabilitetin dhe demokracinë.

Shqipëria u pranua në NATO në 1 prill të vitit 2009, duke shënuar një nga ngjarjet më të rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për stabilitetin në rajon.

ORA 19:00 NIS CEREMONIA E PERVJETORIT TE PESTE TE ANETARESIMIT NE NATO
Ka qënë Ambasadori amerikan Arvizu, në krah të Presidentit Nishani, i cili ka hapur ceremoninë, duke vlerësuar pjesëmarrjen e politikanëve, Ministres aktuale të Mbrojtjes, ish-Presidentëve, ambasadorëve etj.

"Ndodhem këtu me mikun tim nga Departamenti i Mbrojtjes,"- tha Arvizu. - "Rreth 20 vjet më parë Shqipëria nisi rrugën për t'u anëtarësuar në NATO dhe me një përfshirje në proces të të gjitha partive politike, Shqipëria u pranua në NATO në 1 prill 2009. Rruga që Shqipëria ndoqi ishte e gjatë, por pasqyronte përpjekjet e përbashkëta partiake.

Mund t'ju kujtohet se Karta e Adriatikut u krijua këtu në Tiranë afro 11 vjet më parë dhe ishte z.Meta që nënshkroi anëtarësimin e tani, Shqipëria po e vazhdon me krenari kryesimin e saj," - vuri në dukje Arvizu. Dhe, në vijim, ambasadori amerikan lexoi mesazhin e Sekretarit Amerikan Xhon Kerry për këtë ditë të shënuar për vendin tonë.

PRESIDENTI NISHANI: NE ÇESHTJE TE SIGURISE, POLITIKA JONE KA QENE E BASHKUAR

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, e falenderoi ambasadorin Arvizu për mesazhin që përcolli nga SHBA. Duke falenderuar Ministren e Mbrojtjes për pjesëmarrjen e saj në ceremoni dhe më pas, gjithë të pranishmit e tjerë, si ish-Presidentët e vendit etj, Nishani theksoi faktin se në çështje të sigurisë kombëtare, forcat politike në Shqipëri kanë qënë të bashkuara.

Lidhur me çështjen Krimesë, ai tha se "zhvillimet e fundit dëshmojnë se siguria në zonat kufitare me zonën euroatlantike nuk është imune. Anëtarësimi i Krimesë përbë...