SHKODËR- Shkodra ka përkujtuar 2 prillin e vitit 1991, demostraten antikomuniste të 23 viteve më parë ku mbetën të vrarë 4 dëshmorët e demokracisë Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.

Homazhet u zhvilluan në sheshin me të njëjtin emer ku ndodhet lapidari i ngritur në nderim të tyre, ku edhe u vendosen kurora me lule.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin drejtues të së djathtës, mes tyre kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

E pranishme edhe ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli eskponete e lartë e Partise Demokratike, ndërsa ajo që ra në sy është fakti se lideri i PD, duket se nuk ka shpenzuar as edhe një second kohë për ta përshëndetur, madje siç duket edhe në këto pamje, Basha nuk i ka hedhur as sytë.