TIRANE - Vrasja e të dënuarit shqiptar, Ilia Kareli, vijon të sjellë reagime dhe të nxjerrë në pah problematikat në burgjet greke. Komisioneri i Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Nils Muiznieks shpreh shqetësimin e tij për torturën që coi në vjekjen e 42-vjeçarit shqiptar, duke kërkuar nga Greqia marrjen e masave të nevojshme për përgjegjësit e sjelljeve të dhunshme. Ai ka kërkuar garanci nga Athina zyrtare që të sigurojë se sjellja e forcave të rendit do të jetë në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut. "Jam i shqetësuar për rastin e torturës që çoi në vdekjen e të dënuarit Ilia Kareli. Burgjet dhe paraburgimet duhet të funksionojnë në bazë të ligjit, standardet e të drejtave të njeriut duhet të mbrohen edhe në burg dhe ata që janë përgjegjës për sjellje të dhunshme duhet të mbajnë përgjegjësi". Ndërkaq, organizata e njohur për të Drejtat e Njeriut, "Amnesty International", shkruan në raportin e saj, se në policinë greke "ka zënë vend prej kohësh kultura e mosndëshkimit, racizmit dhe e dhunës". Duke iu referuar konkretisht vrasjes së shqiptarit, Amensty shkruan se ai gjeti vdekjen si pasojë e rrahjes keqazi në qelinë e burgut gek në fund të marsit 2014.<br />"Autopsia zbuloi se ishte rrahur keqazi në shputat e këmbës dhe në gjoks. Kishte djegie edhe në duar", -lexohet në raportin e AI, të publikuar në faqen zyrtare të organizatës.<br />Gjithashtu, Amnesty International publikon se pas një hetimi që ka bërë në lidhje me policinë greke, "në tre vitet e fundit ka pasur një përshkallëzim dramatik të sulmeve me sfond racist kundër refugjatëve". Raporti thekson se ka ushtruar forcë të tepruar ndaj protestuesve gjatë trazira dhe ka keqtrajtuar emigrantët.<br /> Organizata Amnesty International, përmes raportit investigues sjell në vëmendje të tjerë elementë për policinë greke duke zbuluar lidhje të tyre më anëtarët e Agimit të Artë".
