TIRANË- Në Elbasan INUK ka shembur dy shtëpi në zonën juglindore të Unazës, të cilët nuk respektonin kriterin e sigurisë prej 25 metra distancë nga rruga.

Ndaj këtij aksioni protestojnë dy femiljet, ndërsa INUK kërkon ndihmë nga policia rajonale për të qetësuar protestuesit.

Banorët nga ana tjetër shprehen "nuk kemi ku të shkojmë banesat i kemi në proces legalizimi".

Nga ana tjetër, INUK bën me dije se aksioni do të vijojë dhe ndërtesat do të prishen pasi "nuk zbatojnë distancën 25m nga rruga".