Surprise Me!

A1 Report - Krim i organizuar, arrestohen 10 zyrtarë të Komunës së Prishtinës

2015-08-22 18 Dailymotion

PRISHTINE - Mëngjesin e sotëm janë arrestuar 10 zyrtarë komunalë të Prishtinës. Në mesin e tyre ndodhet shefi i sektorit të ndërtimit, një zyrtar për ekzekutim, dhe 8 inspektorë për ndërtim, si dhe pronarin e një kompanie private të ndërtimit.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht edhe nga Prokuroria Speciale e Kosovës, sipas të cilës me urdhër të prokurorit vendor Policia e Kosovës ka arrestuar 10 zyrtarë nga Sektori i ndërtimit i Drejtorisë së Inspektoratit të Komunës së Prishtinës.

Sipas portalit "Koha.net", zyrtarët e Komunës së Prishtinës të arrestuar sot paradite nga Policia e Kosovës janë:

- Ismet (Kadri) Haliti
- Skender (Jahir) Canolli
- Vehbi (Rrahman) Abdullahu
- Drita (Hamit) Rukiqi
- Blerim (Jakup) Syla
- Blerim (Hysen) Ibishi
- Ardian (Humdi) Muhadri
- Arbenita (Hysen) Ajeti
- Mergim (Nexhip) Shala
- Granit (Ali) Cenaj
- Qemajl (Adem) Pozhegu (pronar i kompanisë ndërtimore "POZHEGU")

Për dhjetë zyrtarët e arrestuar nga Komuna e Prishtinës, ekziston dyshimi i arsyeshëm se kanë kryer veprën penale, "pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal", "keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar".

Ndërkaq, për Pozhegun, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka kryer veprën penale "falsifikim i dokumenteve". Prokurori i rastit, për të pandehurit, ka urdhëruar ndalimin policor në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Arrestimi i sotëm është rezultat i hetimit paraprak, që është zhvilluar nga shtatori i vitit 2013, lidhur me ndërtimin e objekteve pa leje ndërtimore, në Komunën e Prishtinës. Gjatë kësaj kohe janë siguruar prova të rëndësishme për dyshimin e bazuar se personat e arrestuar kanë kryer veprat penale të përmendura më lart.

Buy Now on CodeCanyon