SARANDË - "A1 Report" publikon pamjet e shoqërimeve nga Forcat Speciale, të të dyshuarave për sulmin ndaj shefit të Antitrafiqeve dhe Antidrogës në Komisariatin e Policisë së Sarandës. Si shkak për këtë reagim të policisë ishte sulmi me breshëri automatiku i automjetit të oficerit Oger Mezini. Vetëm brenda pak orëve rreth 200 forca Speciale dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë, mësynë në fshatin Shëndelli duke ushtruar kontrolle thuajse shtëpi më shtëpi.

Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ndërsa në orët e mëngjesit janë shoqëruar 30 persona, janë sekuestruar armë të shumta, si dhe pas identifikimit, u shpall në kërkim autori i sulmit me armë ndaj policisë, Taulant Xhini.

Në fakt operacioni i policisë kishte për objekt arrestimin e Xhinit, për të cilin mendohej se ndodhej në një lokal në fshatin Shëndëlli. Mjeti i oficerit Mezini u qëllua nga lokali ku ndodhej Gjini, dhe nga 3 gryka të tjera zjarri, por fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të lënduar.

Makina është qëlluar në pjesën anësore, ndërsa mësohet se automjeti ka qenë në lëvizje. Objekt i atentatit ishte edhe shefi i krimeve Orges Thomai.

Efektivët e policisë i janë përgjigjur me zjarr agresionit, por autorët mundën të largohen.

Pas ngjarjes janë ushtruar kontrolle në të paktën 90 banesa në këtë fshati, ku policia sekuestroi 1 armë zjarri mitraloz, si dhe një armë automatik që mendohet se është përdorur nga autori i sulmit, Gjini. Operacioni për ndalimin e Taulant Xhinit vijon në fshatrat përreth fshatit Shëndëlli, teksa në të janë përfshirë qindra efektivë policie.

Xhini ka qenë i dënuar disa herë për tentativë vrasjeje dhe trafik droge, ndërsa policia e kishte skeduar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe anëtar i rrjeteve të fuqishme që organizojnë trafiqe të paligjshme.