LECCO - Edlira Çopa Dobrushi ka qëlluar me thikë, nga 30 herë secila nga tre vajzat e saj, Simona, Keisi dhe Sidni, 14, 10 dhe 3 vjeçe. Prokuroria e Leccos, ka bërë publike ekspertizën mjeko-ligjore, për tragjedinë e ndodhur në orët e para të datës 9 mars 2014.

Rezultatet e autopsisë tregojë se Edlira Dobrushi, gruaja nga Shqipëria, i ka masakruar fëmijët e saj, duke i qëlluar 90 herë me thikë. Siç shkruan Tgcom, "në një llogaritje makabre, çdo njëra prej vajzave është qëlluar me thikë nga 30 herë, duke u masakruar".

Edlira Dobrushi, 37 vjeçe ishte ndarë bashkëshorti Bashkim Dobrushi dhe "isha e dëshpëruar", ka thënë ajo për policinë. Ajo është akuzuar për "vrasje të shumëfishtë".

Simona, Keisi dhe Sidni, u qëlluar për vdekje me thikë nga nëna e tyre në qytetin e Leccos në Itali. Avokati i Edlira Dobrushit, ka treguar për median se, kishte mundur të fliste me të për atë që kishte bërë.

"I kam shpjeguar atë që kishte bërë dhe atë që po ndodh me çështyjen ndaj saj, me qëllim që ajo të jetë e vetëdijshme", ka thënë ai.

"Nuk doja që të jetonin një jetë të dëshpëruar", ka thënë Edlira Dobrushi për policinë në momentin kur është shoqëruar për në spital pas krimit makabër që ajo kishte bërë.

Trupat e pajetë të tre vajzave të mitura, Simona, Keisi dhe Sidni Dobrushi janë sjellë në Shqipëria dhe janë varrosur në fshatin Dobrush të komunës Malzi të Kukësit.

Edlira Dobrushi aktualisht ndodhet në burgun e Leccos, pasi doli nga spitali ku ishte e shtruar në spital pas krimit makabër që bëri.