TIRANE - Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike për ngritjen e një komisjoni hetimor për të zbardhur çështjen e serverit të Tatimeve.<br /> <br />Kushtetuesja shfuqizoi në këtë mënyrë si të papajtueshëm me Kushtetutën, vendimin e Kuvendit që nuk miratoi kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni që do të hetonte për ndërhyrjet në serverin e Tatimeve. Përfaqësuesit e opozitës pretendojnë se kërkesa për komision hetimor, u rrëzua pa shkaqe ligjore dhe se argumenti se për këtë çështje po hetonte prokuroria, nuk qëndron.<br /> <br />Serveri i Tatimeve u bllokua pak muaj më parë duke krijuar probleme për të dhënat e bizneseve. Sipas demokratëve kjo situatë krijoi pasiguri të sipërmarrja dhe krijoi hapësira për evazion fiskal.