Surprise Me!

Shtohet numri i pacientëve me fruth

2015-08-22 0 Dailymotion

Në 10 ditët e fundit Qendra e Shëndetit Publik në Shkup, konfirmoi 25 raste të reja fruthi. Kështu numri i të infektuarve nga janari arriti në 50. Ndërsa 35 prej këtyre janë shtruar në spital. Për tre raste tjera nuk ka konfirmim, por ka dyshim se bëhet fjalë për fruth.

"Për sa i përket statusit të vaksinimit të rasteve të konfirmuara dhe të dyshuara, 38 njerëz nuk janë vaksinuar, 5 persona nuk mund t'i nënshtrohen vaksinimit, për shkak se janë më të të vegjël se 13 muaj, për 4 persona nuk kanë të dhëna dhe 6 persona janë vaksinuar me një dozë të MRP-së", u shpreh Liljana Lazarevska- Qendra e shëndetit publik, Shkup.

Për të shpallur ndërprerjen e epidemisë së fruthit në Shkup, duhet të kalojnë 24 ditë pa u infektuar asnjë pacient i ri. Instituti për shëndet publik, sot shënoi 7 prillin, Dita botërore të shëndetit. Këtë vit i është përkushtuar më shumë vëmendje sëmundjeve që barten përmes pickimit të mushkonjave, mizave dhe rriqrave.

"Një gjë është e rëndësishme, jo çdo rriqër, jo çdo mushkonjë është e infektuar, por pas pickimit nga një mushkonjë apo rriqër duhet të monitorohet gjendja shëndetësore për 30 ditë, pasi qytetari mund të merr çfarëdo simptome, ndoshta është rezultat i kafshimit dhe duhet të kontrollohet", tha Jovanka Kostovska- udhëheqëse e departamentit për mbrojtje parandalues në MSH.

Ndryshimet klimatike ndikojnë në kthimin e sëmundjeve që janë bartur në të kaluarën në këtë mënyrë. Në këtë mënyrë nga kafshimi i mushkonjave në vendin tonë është shfaqur malaria dhe ethet e Nilit Perëndimor, përmes mizës së shkretëtirës është paraqitur lajshmanioza, si dhe nëpërmjet rriqrës encefalite. Bojana Simonoviq

Buy Now on CodeCanyon