Është identifikuar kufoma e cila u gjet dje në ujërat e lumit Vjosë në Mallakastër. Trupi i pajetë i përket Roland Maçit një 44 vjeçari nga Vlora babai i dy fëmijëve.

Mësohet se ai është masakruar para se të lidhej me dy fije balestre dhe të hidhej në lum me qëllim që trupi të mos dilte në sipërfaqe.

44-vjeçari banues në lagjen Uji i Ftohtë të Vlorës ishte shpallur i humbur prej 26 marsit, kur bashkëshortja e tij kishte bërë denoncimin në polici ndërsa mesnatën e së dielës më 30 mars automjeti i tij ishte gjendur i djegur në lagjen "4 heronjtë" në Topana të Vlorës

Gazetari i Ora News, Gentian Bellaj informon se pas një ekspertize të gjatë mjeko ligjore në morgun e Fierit rezultoi se viktima është masakruar përpara se të hidhej në lum ku trupit i ishin vendosur pesha për të mos pluskuar.

Trupi i 44 vjecarit u gjet pranë urës së Poçemit në Mallakastër, pasi u nxor në breg nga lumi Vjosë. Ndërsa identifikimi i trupit është bërë nga bashkëshortja e tij.

Në Vlorë është ngritur një grup hetimor ku po punon për zbardhjen e motiveve por edhe të autorëve të vrasjes së 44 vjeçarit. Deri tani pista kryesore e dyshuar është ajo e borxheve të papaguara.

Mësohet se Roland Maçi ishte i pa punë, dhe dyshohet se ka qenë i dënuar edhe më parë brenda dhe jashtë Shqipërisë për trafik droge.