Kisha 700-vjeçare e Shën Ristozit në fshatin Mborje të Korçës, një ndër kishat më të rralla në Ballkan, rrezikon të shembet. Alarmi jepet nga specialistët dhe banorët e zonës të cilët kërkojnë ndërhyrje emergjente.<br />Pothuajse të gjitha muret e këtij kulti janë të plasaritura, ku për pasojë janë dëmtuar edhe afresket, ndërsa dëmtime ka marrë edhe tamburi i kishës. <br />Prej vitesh Kisha e Shën Ristozit është lënë jashtë vëmendjes së institucioneve përgjegjëse që kanë për detyrë mbrojtjen e trashëgimisë, ndërsa mungesa e fondeve ka bërë që ajo të restaurohet vetëm në mënyrë të pjesshme. Në qarkun e Korçës numërohen mbi 360 kisha, të cilat mbartin në vetvete vlera historike, por edhe për anën arkitektonike të tyre, por që pjesa dërrmuese e tyre kanë nevojë për ndërhyrje emergjente për shkak se koha dhe agjentët atmosferikë i kanë dëmtuar jashtë mase.