Pas debitorëve familjar, subjektet tregëtare në Lezhë janë në listën e policise bashkiake, e cila nisur aplikimin e penaliteteve për të gjitha bizneset që nuk kanë shlyer detyrimet e taksave dhe tarifave vendore për vitin 2013. <br />Njoftimet e vazhdueshme janë konkretizuar, deri me bllokime të aktivitetit të këtyre subjekteve. Nënkryetari i Bashkisë, Pashk Smaçi, ka bërë të ditur se këto penalitete janë pjesë e zbatimit të ligjit, dhe se nuk do të ketë shmangie nga vjelja e taksave dhe tarifave vendore për çdo biznes që operon në këtë njësi vendore. <br />Vetëm gjatë muajit mars janë bllokuar 28 subjekte tregtare, prej të cilëve 18 janë paraqitur për të paguar detyrimet e prapambetura. Aksioni i policise bashkiake do të vijojë me kontrolle në të gjitha bizneset debitore, numri i të cilëve mbetet sërish i lartë.
