VLORE- Ndonëse edhe pak javë na ndajnë nga çelja e sezonit turistik në Vlorë, njësitë vendore ende nuk kanë nisur procedurat zyrtare për ndarjen e hapësirave publike dhe ato që shfrytëzohen nga bizneset në plazhe. Plazhet nga ana tjetër nuk janë gati të presin pushuesit, pasi rëra nuk është pluguar, ndërsa vija bregdetare është e ndotur nga mbetjet.

Është ende e paqarte se si do të procedohet nga njësitë vendore me hapësirat publike në plazhe.

Në bazë të ligjit për pushtetin vendor vetëm 60 % e hapësirave përgjatë vijës bregdetare ishin me akses publik dhe 40% me leje të përkohshme shfrytëzimi nga operatorët turistikë. Por ky raport, prej vitesh nuk i përmbahet dispozitave ligjore.

Njësitë vendore nuk kane nisur ende nga puna për pastrimin e plazhit.