Ambasada amerikane ndalon të shkojnë në Lazarat të gjithë punonjësit e qeverisë amerikane që jetojnë në Shqipëri.<br />Përmes një mesazhi të publikuar në faqen e saj zyrtare ambasada amerikane informon qytetarët e saj se është ndaluar udhëtimi i punonjësve të qeverisë amerikane në komunën e njohur për prodhimin e kanabisit pasi nuk ka polici dhe trafikantët e drogës kontrollojnë rrugët dhe nuk i lejojnë njerëzit të hynë në këtë zonë.<br />"Në vitin 2004, të shtënat me armë të një polici ndaj një të dyshuari si trafikant, rezultoi në një betejë me armë zjarri dhe shkatërrimin e stacionit të policisë së Lazaratit. Forcat Speciale të Ushtrisë, u thirrën për të rivendosur rendin, që rezultoi në një rrugë qorre mes qeverisë dhe Lazaratit. Në 2012, policia tentoi të shkatërrojë plantacionet e marijuanës në këtë zonë dhe u zmbrapsën nga grupe të armatosura. Që nga ajo kohë, zbatimi i ligjit shqiptar e ka lënë këtë zonë pa praninë e një policie të përhershme dhe trafikantët e drogës kontrollojnë rrugët dhe nuk i lejojnë njerëzit të hynë në këtë zonë," thuhet në mesazhin që ambasada ka publikuar më 3 prill në gjuhën angleze në seksionin "Security messages for US Cityzen", të faqes së saj online.