Me tre njësi administrative, një bashki dhe dy komuna, rrethi i Kuçovës numëron vetëm 48 mijë banorë që jetojnë në një sipërfaqe të vogël administrative.<br />Lëvizjet demografike nga qyteti naftëtar drejt Tiranës, Durrësit dhe Fierit dhe banorëve të fshatrave drejt qytetit, kanë sjellë shumë problematika duke u bërë shkak për mos mbledhjen e taksave, ofrimin e shërbimeve të pakta nga ana e njësive vendore dhe mungesë investimesh për investime lokale.<br />Prefekti i Qarkut të Beratit, Selfo Kapllani, ka mbledhur grupin e punës në rrethin e Kuçovës për reformën administrativo-territoriale, gjatë një takimi të zhvilluar me vendor, grupe interesi e qytetarë. Kreu i Prefekturës, njëkohësisht kryetari i grupit të punës për reformën në Qarkun e Beratit, bëri me dije fakte dhe dëshmi që tregojnë se sa e rëndësishme është reforma për rrethin e Kuçovës<br />Dy komunat Perondi dhe Kozare me 18 fshatra nuk kanë të ardhura të investojnë dhe me të ardhurat e tyre nuk arrijnë të mbulojnë dot shpenzimet. Këto dhe fakte të tjera bëjnë që ky rreth të përkrahë menjëherë Reformën Administrarive, u shpreh kreu i Prefekturës.
