TIRANE -- Kërkesa e Ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri drejtuar presidentit Nishani, për të rishikuar vendimet e Edmond Gogos, një nga tre gjykatësit, mes Fartmira Hajdarit dhe Gramoz Levanajt, që liruan biznesmenin Gjin Nika, është kthyer në objekt të akuzave të opozitës ndaj qeverisë.<br /> <br />Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi e ka cilësuar këtë kërkesë të ministrit Tahiri si hakmarrje ndaj gjyqtarit Edmond Gogo, i cili në vitin 2012 ka lënë në fuqi vendimin kundër Tahirit që e dënonte me gjobë për shpifje.<br /> <br />Në një deklaratë për mediat Bylykbashi u shpreh: "Z.Tahiri po shfrytëzon karrigen që ka, postin që mban për t'u hakmarrë ndaj gjyqtarëve që e kanë dënuar atë më parë për shpifje. Gjyqtari Edmond Gogo ishte pjesë e trupit gjykues të Apelit, në fund të vitit 2012, kur vendosi të lërë në fuqi, vendimin e Gjykatës që Tiranës që e dënonte Saimir Tahirin me 10 milionë lekë gjobë për shpifje. I dënuari për shpifje sot është Ministër i Brendshëm, dhe po shfrytëzon pushtetin që ka për t'u hakmarrë ndaj një gjykatësi, ndaj një institucioni të pavarur, që vendos mbi bazën e fakteve dhe të ligjit. Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm po i tregojnë gjyqtarëve se ata duhet të konsultohen me qeverinë para se të marrin vendime, po u tregojnë gjyqtarëve se ata janë hakmarrës dhe mbajnë shënime për secilin prej tyre"
