Surprise Me!

Inspektoriati i Punës kontroll në kantiere, masa për firmat që s'ofrojnë siguri

2015-08-22 5 Dailymotion

Inspektoriati Shtetëror i Punës nis kontrollollet për kushtet e punës në kantieret e ndërtimit. Përmes një njoftimi për mediat, ky institucion bën me dije se qëllimi i këtij kontrolli ka si synim këshillimin dhe rekomandimet për masat që duhet të merren.<br />Po cilat janë masat që duhen marrë nga kantierët për kushte pune më të sigurta?<br />"Masat që duhen marrë janë pajisja e punonjësve me kaska, veshje pune dhe rrip sigurimi. Duhen marrë masa për sigurinë dhe kolaudimin e skelave në kantieret e ndërtimit" bën me dije Inspektoriati i Punës.<br />Më tej Inspektoriati Shtetëror i Punës deklaron se aksioni i kontrollit për kushtet e punës në kantieret e ndërtimit do shtrihet në të gjithë vendin, ndërsa shton se është me rëndësi ndërgjegjësimi i punëdhënësve e punëmarrësve për përdorimin e pajisjeve mbrojtëse individuale.

Buy Now on CodeCanyon