KORCE - Krijimi i regjistrave elektronikë për spitalet do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së ofrimit të shërbimit për pacientët dhe mënyrën e menaxhimit. Këtë e ka shprehur ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj nga Korça, ku ndodhet në kuadër të projektit të USAID për telemjekësinë.

Ministri Beqaj tha se nga shtatori do të fillohet me recetën elektronike, si dhe gjurmimin e barnave me Track-Trace.

Projekti i USAID për telemjekësinë konsiston në përfshirjen e shëndetësisë teknologjike në disa fusha.

"Duam të përfshijmë shëndetësinë teknologjike në disa fusha. Duam të krijojmë regjistrat elektronikë për spitalet. Në Shtator do të fillojmë me recetën elektronike dhe do të fillojmë gjurmimin e barnave me Track-Trace. Me telemjekësinë kalojmë me hapa gjigantë në shërbimin shëndetësor. Brenda qershorit do ta çojmë shërbimin onkologjik në Durrës, ndërsa vitin tjetër, shërbimin onkologjik do ta çojmë në Shkodër", u shpreh ministri Beqaj.