Komisioni parlamentar për ndryshimet në policinë e shtetit në seancën e dytë të tij këtë të martë është zhvilluar me replika dhe akuza ndërmjet deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës, në momentin kur ka dëshmuar ish shefi i sektorit të krimit ekonomik të kryeqytetit Arjan Hoxha.

Ka qenë deputeti Taulant Balla i cili ka deklaruar para komisionit hetimor se z.Hoxhaj ka një diplomë të falsifikuar pasi në vitin 99 nuk ka mbaruar akademinë e rendit.

Ndërsa Deputetit Lutaj e ka quajtuar Hoxhajn një falsifikator dhe mashtrues duke kërkuar që ai të dal jashtë komisionit.

Ndërsa vetë z,Hoxhaj ka thënë se kjo është një shpifje dhe ska asgjë të vërtetë pasi ai e ka mbaruar akademinë.

Komisioni hetimor do të vazhdojë sërish me pyetjen e dëshmitartëve të mërkurën në ora 2, ku është planifikuar pyetja e mbi 18 ish-drejtuesve të policisë që aktualisht janë në lirim.