Surprise Me!

Sistina dhe Borka fushatë kundër kancertit të gjirit

2015-08-22 8 Dailymotion

Spitali klinik "Sistina Axhibadem " dhe shoqata për luftë kundër kancerit "Borka", do të fillojnë një fushatë të përbashkët. Ajo do të fillojë në muajin maj me aktivitete për të luftuar kancerin e gjirit, ndërsa nga shtatori, fushata do të mbulojë të gjithë llojet e kancereve. Një ekip i specialistëve nga "Axhibadem Sistina" do të vizitojë të gjitha qytetet në vend, ku qytetarët do kenë mundësi falas të konsultohen me mjekët për shëndetin e tyre. Nga Sistina njoftuan edhe për ulje të çmimeve të shërbimeve në Pet-qendrën për diagnostikim të hershëm dhe të saktë të kancerit.<br /><br />"Nga shtatori kur do të fillojmë fushatën, do të jetë diçka e ngjashme si fushata për zemrën vitin e kaluar. Do të provojmë me "Borka", të organizojmë vizitë në të gjitha qytetet e vendit tonë me ekspertët tanë, me njerëzit nga "Borka", për të biseduar me pacientët, t'i edukojmë, të hyjmë me kontrolle, të rritim ndërgjegjen qytetare ashtu siç edhe duhet", u shpreh Jordan Kamçev, drejtor i Sistina.<br /><br />"Qëllimi është që të arrijmë tek qytetarët, për të kuptuar nevojën për kontroll në kohë, drejtpërdrejtë të arrijmë tek institucionet, që ta kuptojnë nevojën nga këto lloj skrinime të organizuara", tha Biba Dodeva- Borka. Alsat-M

Buy Now on CodeCanyon