ELBASAN- Kreu i Partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi ka shprehur edhe një herë se ai është i gatshëm që të bashkëpunojë me Spartak Ngjelën ndërsa tha se opozita nuk është funksionale.

Në një deklaratë për mediet në Elbasan, Topi u shpreh se, "Jam i hapur për bashkëpunim me Spartak Ngjelën, ndonëse jemi parti jashtë parlamentit".

Ai shtoi se bashkëpunimi do të ketë në qendër qeverisjen e vendit dhe shtoi se "opozita nuk po e bën opozitën funksionale".

"Ne do ta kritikojmë mënyrën se si po qeveris qeveria Rama. Kemi nisur një tur në gjithë Shqipërinë, për të ridemnsionuar mënyrën e të bërit politikë", u shpreh kreu i FRD-së.