Surprise Me!

A1 report - Momentet e fundit te Karelit, ja video e torturave në burgun grek

2015-08-22 10 Dailymotion

TIRANE - Për herë të parë publikohen pamjet shokuese të filmuara nga kamerat e sigurisë në burgun Nigritas, në qelinë e të cilit i dënuari shqiptar Ilia Kareli ndërroi jetë si pasojë e torturave nga gardianët e burgut, në prani edhe të drejtorit. Pamjet sjellin momentin nga mbërritja e Karelit në burg, duke fiksuar edhe dy orët e gjysme të tmerrit të torturave në dhomën "frigorifer" të burgut, si dhe vendosjen në qelinë ku ndërroi jetë.<br /><br />Video e publikuar nga Kathimerini.gr shfaq momentin e mbërritjes së 42-vjeçarit në burgun e Nigritas, pas trasnferimit nga burgu Malandrinos, ku Kareli, me emrin e vërtetë Kudret Kume, vrau një gardian. <br />Nga këto pamje del në pah se dhuna vdekjeprurëse ndaj Karelit ka nisur që në burgun Malandrinos. Kjo pasi, në videon e publikuar menjëherë pas mbërritjes së Karelit në burgun Nigritas, 42-vjeçari është fotografuar nga një gardian, ku është fiksuar syri i nxirë dhe trupi i mavijosur. Mavijosjet dhe të nxirrat në trupin e Karelit janë shenja të një dhune të qartë, madje edhe djegiet në duart që janë deklaruar se janë kryer me elektroshok. Por torturat kanë vijuar edhe në këtë burg. <br />Ajo çka bie në sy nga pamjet e kamerave të sigurisë, është fakti që transferimi i Karelit dhe procedurat e kryera ndaj tij janë bërë në prani të njerëzve të shumtë, si civil edhe gardian. Në video duket edhe drejtori i burgut të Nigritas, i cili është në mesin e gardianëve që shoqërojnë Karelin përpara se ai të dhunohej për vdekje nga 15 prej tyre. Madje vetë drejtorit i burgut i bën me shenjë gardianëve për ta futur fillimisht Karelin në dhomën e torturave. Më tutje dalin disa oficerë trupë medhenj, të cilët futen në dhomën ku indikonte drejtori.

Buy Now on CodeCanyon