Përfundon me 26 të shoqëruar në polici, protesta e paralajmëruar në rrjetet sociale për vrasjen në burgjet greke të të dënuarit shqiptar Ilia Kareli me emrin e vërtetë Kudret Kume.
Protesta nisi në Bulevardin Dëshmorët e Kombit për të vijuar para Ambasadës Greke, ndërsa tubuesit tejet të irrituar digjnin flamuj grekë dhe hidhnin parrulla nacionaliste dhe fyerje drejt përfaqësisë diplomatike greke.
Policia ndërhyri, për të shpërndarë protestuesit duke përdorur edhe shkopinjtë e gomës kundër rezistencës së tyre.
Aleanca Kuqe e Zi dhe Tifozët Kuq e Zi, të cilët deklaruan përfshirjen e tyre në prostestë, reaguan duke u shprehur se në përplasjet me policinë ishin lënduar 6 persona, sipas tyre Jonard Agolli, Augent Xhaferaj, Albert Beshiti , Erald Sefa, Anila Nishani dhe Nuri Kola.
Ndërsa burimet e tyre, nxorën emrat e kreut të rinisë së Aleancës Kuq e Zi, Ardit Mekshiqi dhe nënkryetari I saj, Albert Mesiti.
Ndërsa burimet e A1Report pranë policisë kanë zbardhur 10 emra nga 26 të shoqëruarit në Komisariatet numër 3, 2 dhe në Drejtorinë e Policisë së Qarkut që mësohet të jenë Selami Fevizu, Mariglen Duraj, Frances Manaj, Emiljano Vasha, Klodian Lacaj, Enja Sadikaj, Indrit Sullaj, Leonard Suli, Selim Malaj dhe Indrit Demiraj