Rikthehet tensioni në futbollin shqiptar, këtë herë në ndeshjen Besa-Laçi e zhvilluar në Kavajë. Domosdoshmëria e fitores për të dy ekipet ka sjellë tensionin në minutat e fundit. Loja ka qenë mjaft agresive, teksa arbitri Sadiku nuk toleroi as Vucajn duke e nxjerrë me karton të kuq.<br /><br />Në tribunë në 10 minutat e fundit filluan ofendimet në kor edhe ndaj presidentit të Laçit, Pashk Laska. Ndërsa vendasit duke mos u pajtuar me rezultatin në fund të ndeshjes nuk po lejonin që të futeshin në dhomat e zhveshjes as arbitrat duke sjellë ndërhyrjen e Forcave Speciale për të normalizuar gjendjen. Duke u kthyer te kronika e ndeshjes, Besa ka hyrë në valle përsa i përket qëndrimit në Superligë pas barazimit të sotëm përballë ekipit të Laçit në shtëpi me rezultatin e bardhë 0-0.<br /><br />Besa dhe Laçi kanë pasur raste të mirë për të shënuar, por në fund kanë ndarë nga një pikë, që më shumë i vlen ekipit të Laçit, pasi Besa pas fitores së Tiranës me Lushnjes zbret poshtë bardhebluve në renditje duke rrezikuar qëndrimin. Pas ndeshjes trajneri i Besës, Mërgjyshi u shpreh se "Me 70% jemi të rënë, megjithatë ne do të luftojnë fort deri në fund për ta siguruar mbijetesën. Duket sikur luajmë kot, na duket vetja si Don Kishoti që bën një luftë imagjinare kundër mullinjve të erës.
