Nënkryetari i KSHZ në Shkup, Subi Jakupi ka deklaruar sot procesi zgjedhor në Maqedoni po vijon normalisht.<br />Në një linjë telefonike për "Ora News", Jakupi theksoi se pjesëmarrja në votime është e ulët.<br />Kjo sipas tij edhe për vetë faktin se një prej partive të shqiptarëve ka bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale.<br />"Nga informacionet që kemi nga komisionerët komunalë procesi zgjedhor në Maqedoni ka ecur mirë. Qytetarët kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre që të votojnë. Deri në orën 11:00 kanë dalë në votimi 9.16 përqind që është një përqindje e vogël krahasur me vitet e tjera. Por ju e dini që aspekti politik këtu në Maqedoni, sidomos spektri i shqiptarëve ka edhe një kërkesë nga një parti për mosdalje në votime. Kështu që ndikon edhe kjo që të jetë një përqindje e vogël. Në qytetet ku banojnë shqiptarë dalja në votime është e vogël. Kështu në Gostivar është vetëm 1 përqind, në Zhelin 1.67 përqind, në Tetovë 3.7 përqind dhe në të gjitha komunat e tjera ku banojnë shqiptarë pjesëmarrja varion nga 1-3 përqind" ka shtuar ai.<br />Në garën për president janë Iljaz Halimi nga PDSH, Gjorgje Ivanov nga VMRO-DPMNE, Stevo Pendarovski nga LSDM dhe Zoran Popovski nga GROM.