TIRANË - Tre projekte të financuara nga Kooperacioni Italian në adresim të fushave të vecanta, si shëndetësi arsim dhe punësim, pritet të vihen në jetë në Shqipëri.

Në prezantimin e këtyre projekteve ku i pranishëm është ambasadori Italian në Tiranë dhe zëvendskryeministri Niko Peleshi, u theksua rëndësia e kësaj marrëveshjeje si mundësi për shoqërinë dhe zhvillimin e vendit për rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Sipas ambasadorit Italian në Tiranë, Massimo Gaiani, projektet në të cilat veprojnë mbi 20 OJF dhe me një total financimi prej 6 milionë euro, do të ndihmojë në zhvillimin e Shqipërisë dhe do t'i vinë në ndihmë qytetarëve në nevojë, kryesisht në shëndetësi, arsimi, kulturë dhe zhvillimin rural.

"Mbi 20 OJQ italiane që veprojnë në të gjithë sekotrët, që nga shëndetësia arsimi, zhvillimi rural duke promovuar përfshirjen e fashave sociale më pak të avantazhuara, dhe të gjithë këto projekte garantojnë një prani të rëndësishme në terren të koperacionit italian. Në 3 vitet e fundit Kooperacioni Italian ka financuar projekte nga OJQ me një total prej 19 milionë euro, që nga 2012. Pas propozimeve që u bënë në 2013 Ministria e Jashtme e Italisë zgjodhi 3 projekte që kanë të bëjnë me Shqipërinë, me një vlerë prej 6 milionë euro, 2 milionë nga koperacioni italian, dhe 4 milione financaohet nga vetë fondet e organizatave", - shpjegoi ambasadori Italian në fjalën e tij para prezantimit të projekteve.