Përplasja politike mes këshilltarëve të Komunës Labinot Fushë ,ka sjellë për të 3-tin vit radhazi mosmiratimin e buxhetit. Sipas të majtëve, këshilltarët e djathtë kërkojnë që me këtë buxhet të kryhen investime vetëm në zonat ku ka votues të djathtë, ndërsa këshilltarët e djathtë arsyetojnë bllokimin e buxhetit me mosdetajimin e fondeve me preventiv.<br />Që prej vitit 2012 buxheti nuk është miratuar dhe Komuna ka punuar me 1/12 e buxhetit të saj, gjë që ka sjellë edhe mungesë të shërbimeve për komunitetin. <br />Sipas Shefit të Financës pranë komunes Labinot Fushë, Mustafa Baroti, ky buxhet nuk miratohet për arsye politike dhe se vlera e buxhetit për 2014 ishte 560 mln lëkë të vjetra, të cilat as këtë vit nuk do të jenë në shërbim për banorët e zonës.<br />Sekretarja e këtij këshilli, Majlinda Kaçuli, e zgjedhur nga forca e djathtë politike, thotë se kryetari i Komunës Osman Qosja e ka sjellë projekt-buxhetin me 3 muaj vonesë. <br />Kaçuli shtoi se në vitin 2012 buxheti u miratua nga këshilltarët, por nuk u firmos nga Kryetari, ndërkohë që pas deklaratave dhe blokimeve që po i kryejnë këtij buxheti këta këshilltarë, ata që po vuajnë pasojat janë banorët.
