Dita e zgjedhjeve kaloi qetë, në atmosferë korrekte dhe demokratike. Kështu vlerësoi sot ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska, duke folur mbi aspektin e sigurisë së raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale. Sipas Policisë, i vetmi rast që tashmë është sanksionuar, ka ndodhur në Strumicë.

"Si rast karakteristik, për të cilin do të vijohet me padi penale, do ta theksoja rastin në Strumicë, ku dy persona të moshës 30 dhe 52 vjeçarë u arrestuan sot në mëngjes për shkeljen e lirisë së votuesve. Është njoftuar Prokuroria Publik dhe ndaj tyre do të ngrihet padi adekuate", tha Gordana Jankullovska, ministre e Brendshme.

Jankullovska iu referua edhe rastit në Shuto Orizarë, ku zv/kryetarja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska pohonte se është sulmuar nga deputeti Amdi Bajram dhe djali i tij, kryetar i komunës Shuto Orizare.

"Patëm mundësi të konstatonim se nuk kishte ndërprerje votimi, nuk kishte prishje të procesit zgjedhor e as të rendit publik, e as ndonjë incident serioz. Akuzat e ndërsjella, palët mund t'i dëshmojnë në proces, por për ne është e rëndësishme që procesi zgjedhor u zhvillua në mënyrë të qetë, në një atmosferë korrekte dhe demokratike", tha Jankullovska, ministre e Punëve të Brendshme.

Rrahja e mbrëmshme në lagjen Radishan të Shkupit, sipas informatave të Ministrisë së Brendshme, është aksident me makina, që më vonë u përshkallëzua në rrahje fizike dhe nuk ka lidhje me zgjedhjet. Petar Bllazhevski