KUKES- Qeverisja vendore në Kukës vlerëson se mbledhja e përbashkët e dy qeverive Rama-Thaçi që do të mbahet në 16 prill në këtë qytetet do të jetë një rilindje për jetën e qytetarëve të qarkut të Kukësit.

Sipas prefektit të sapoemëruar, Safet Gjici, pas 15 vitesh qeveria po e rikthen vëmendjen nga qarku i Kukësit, i cili sipas tij është ndër më të varfrit në vend.

Ndërsa për Kryetarin e Bashkisë Kukës, Hasan Halilaj, përkujtimi i "Eksodit 99" për herë të parë po merr dimensionin e duhur sa i përket vlerësimi të qeverisë shqiptare, ndërsa u ndal edhe tek problemet imediate që shqetësojnë banorët e kryeqendrës së verilindjes.

Me 16 prill në qytetin e Kukësit nën përkujdesin e qeverisë shqiptare do të përkujtohet 15 vjetori I "Eksodit 99", ndërsa më pas do të zhvillohet mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare.

Ndërkohë në të njëjtën ditë Bashkia Kukës do t'i akordojë kryetarit të parlamentit Ilir Meta titullin "Qytetar Nderi".