WASHINGTON - Një miliard dollarë është huaja që SHBA-ja i ka akorduar Ukrainës. Marrëveshja u nënshkrua nga Sekretari Amerikan i Thesarit, Jacob Lew dhe homologu i tij ukrainas Oleksandër Shlapak.

Huaja do të përdoret kryesisht për të nisur reformat ekonomike dhe konsiderohet si hapi i parë për sigurimin e një mbështetjeje më të gjerë financiare për Ukrainën.

SHBA ka premtuar se do të vazhdojë bashkëpunimin me FMN dhe institucionet e tjera financiare për të ndihmuar Ukrainën në përmirësimin e ekonomis dhe se do ta mbështesë në reformat e saj të vështira, por të domosdoshme.

Në kuadrin e një programi më të gjerë bashkëpunimi me FMN-në, Ukraina nga ana e saj po përpiqet të sigurojë mbështetje financiare në bisedimet që ka zhvilluar me bordin e FMN-së dhe Ministrat e Financave të vendeve anëtare gjatë takimeve të pranverës mes FMN dhe Bankës Botërore.

Ndërkohë BE ka paraqitur në mars një paketë ndihme për Ukrainën me një vlerë prej të paktën 15 miliardë dollarësh për dy vitet e ardhshme, kurse FMN është shprehur se mund të sigurojë një ndihmë nga 14 deri në 18 miliardë dollarë.