Surprise Me!

A1 Report - Itali, denohet Berluskoni, 1 vit pune si "sherbetor" ne nje azil pleqsh

2015-08-22 0 Dailymotion

ITALI - Një gjykatë në Milano të Italisë ka lejuar Silvio Berluskonin të kryejë dënimin me 1 vit punë në shërbim të komunitetit. Ish-kryeministri italian u dënua vitin e kaluar për evazion fiskal lidhur me kompaninë e tij Mediaset, me 4 vite burg, 3 prej të cilave iu falën prej moshës së tij të madhe.<br /><br />Lideri i Forza Italia do të ndihmojë të moshuarit një ditë në javë në një azil në Milano. Në vendimin e gjykatës shkruhet se Berluskoni nuk mund të largohet nga Lombardia, por është i autorizuar të udhëtojë drejt Romës nga dita e martë deri të enjten.<br /><br />77 vjeçari gjithashtu është shpallur fajtor gjatë muajit qershor të vitit të kaluar për kryerje marëdhënjesh seksuale me një minorene në këmbim të parave si dhe për abuzim me pushtetin. Ai u përjashtua nga senati italian dhe u pezullua 2 vite nga mbajtja e posteve publike.

Buy Now on CodeCanyon