Surprise Me!

Ruzhin, Ismail: LSDM-ja të vazhdojë betejën

2015-08-22 2 Dailymotion

Analistët politikë vlerësojnë se rezultatet zgjedhore të 13 prillit ishin të pritshme. Sipas tyre LSDM-ja, edhe pse këto ditë nuk ishte aktive në fushatën zgjedhore, nuk dëshmon dëshpërim pasi ajo është e vetëdijshme për fuqinë e makinerisë së VMRO-së për të ushtruar presion ndaj elektoratit, por edhe për të manipuluar procesin zgjedhorë. Sipas profesorit Nano Ruzhin, LSDM-ja nuk duhet të heq dorë nga beteja për demokraci, për aq kohë sa nuk ka qëllim të parë, synimet personale, ndërkohë që në këtë betejë, duhet të mbështetet edhe nga shqiptarët, pavarësisht bindjes së tyre politike.

"Deklarata e Gruevskit se LSDM-ja fitoi në Haraçinë dhe Saraj, për mua do të paraqiste një ofendim të rëndë po të isha shqiptar dhe do dilja doemos në zgjedhje... LSDM-ja nuk ka mundësi të fitojë në këto zgjedhje...shanset janë shumë të vogla por çdo parti politike, çdo njeri nuk duhet të pajtohet me humbjen, ai duhet të vazhdojë drejt fitores për më shumë deputetë, sepse duhet të zhvillohet betejë për demokraci dhe jo betejë për qëllime personale, një betejë për Maqedoninë multi-kulturore. Ky apel i LSDM-së nuk duhet të injorohet nga elektorati shqiptar pavarësisht nga cila parti janë", u shpreh Nano Ruzhin, analist.

"Nuk shikoj dëshpërim. LSDM-ja është e vetëdijshme për dhunën strukturore që mbisundon në vend. Ata vendosën që në rrethana të tilla të marrin pjesë në garën zgjedhore me qëllim që të shohin se deri ku janë të gatshme strukturat qeverisëse të shkojnë. Ata do të luftojnë në këtë kornizë institucionale. Kjo nuk do të thotë se nuk kanë në disponim masa të tjera, edhe pse një pjesë e qeverisë pra BDI-ja përpiqet të tregohet kyçe dhe faktor kryesor. Kjo në Maqedoni nuk mund të ndodh pasi Maqedonia nuk mund të jetë ajo që është tani, do të jetë diçka tjetër", deklaroi Gjyner Ismail, analist.

Sipas analistëve, LSDM-ja në këtë periudhë duhet të përpiqet të grumbullojë votat e simpatizuesve të saj që nuk votuan, të cilët për arsye të ndryshme nuk morën pjesë në raundin e parë zgjedhore. Nano Ruzhin, nga ana tjetër vlerëson se edhe nëse fiton VMRO-ja, këtë vit do ta presin obligime të mëdha ndaj kredive ndërkombëtare por edhe sa i përket çështjes së emrit. Prandaj, kjo fitore mund të jetë zhgënjyese për të gjithë ata që u gënjyen me premtime të rrejshme, prandaj nuk përjashtohet mundësia për zgjedhje të reja pas një viti. Semra Jakupi

Buy Now on CodeCanyon