1 i vdekur dhe 2 të plagosur rëndë është bilanci i një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Kukës- Morinë.<br />Nga informacionet mësohet se mjeti tip kamion, i cili transportonte materiale inerte ka dalë nga rruga, e për pasojë drejtuesi i tij Naim Toska 61-vjeç ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa të plagosur rëndë kanë mbetur Mailind Pirollari 29 vjeç dhe Dalip Marku 33 vjeç, të cilët po udhëtonin sëbashku me viktimën.<br />Aktualisht dy të plagosurit ndodhen në urgjencën e spitalit të Kukësit në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa është kërkuar edhe transportimi i tyre me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.<br />Policia e mbërritur në vendgjarje ka nisur hetimet, ku dyshimet e para janë për mosrespetktim të normave të shpejtësisë si dhe lagështira në rrugë.
