Kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe Ministri i Mirëqenies Erion Veliaj kanë inauguruar sot në Bilisht një biznes fason. Duke folur në fjalën e tij kryeparlamentari Meta tha se hapja e bizneseve në vend janë nisma që shtojnë vendet e punës dhe që ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.<br /><br />"Shpreh kënaqësimë time sepse vijmë në një biznes të konsoliduar. Në këtë biznes fason janë 540 gra të punësuara. Inkurajojmë këtë investim për të shtuar vendet e punës. Ky është nje kontribut i jashtëzakonshëm për komunitetin e Devollit. Kjo nismë ka ndikim në zhvillimin ekonomik dhe social te vendit." u shpreh Meta.