KANADA- Pesë persona u qëlluan për vdekje me thikë në një feste në qytetin e Calgary, në Kanada. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e martë, ndërsa studentët e universitetit të Calgary festonin fundin e vitit shkollor. Policia bëri të ditur se një person është arrestuar si autori i krimit.

Gjatë një konference për shtyp, shefi i policisë Rick Hanson tha se viktimat ishin të gjithë rreth të 20-tave. Autori i krimit është një student në këtë universitet dhe u ftua në festë.

Sipas Hanson, i riu përdori një thikë dhe vrau një nga një viktimat e tij. 3 viktima të seksit mashkull u gjetën të vdekur brenda në shtëpinë ku po festonin, ndërsa 1 femër dhe 1 mashkull tjetër ndërruan jetë në spital.

Policia ka nisur menjëherë hetimin për të zbardhur shkakun e ngjarjes. Emri i të dyshuarit nuk bëhet i ditur deri në momentin e ngritjes së akuzave ndaj tij.