LSDM ka publikuar sot detajet nga skandali mbi 2 milion euro në të cilin është përfshirë drejtpërdrejtë kryeministri Gruevski. Lideri i LSDM-së Zoran Zaev prezantoi dëshmi të shitjes së 51% të aksioneve të' Makedonska Banka' biznesmenit të njohur serb Jovica Stefanoviq, apo i njohur si gazda Nini. Sipas tij shitja është bërë përmes 6 kompanive që kanë poseduar aksione në këtë bankë. Sipas LSDM-së shitja ka kushtuar 900 mijë euro ndërsa Gruveski ka marrë plus 1 milion e 500 mijë euro në dorë. Zaev kërkon që Gruevski personalisht të pranoj këtë vepër, në të kundërtën ata do të vazhdojnë të publikojnë dëshmi të tjera.<br /><br />"Nikolla Guevski ka marr me para kesh prej 2.400.000 euro nga shitja e 51% të aksioneve të 'Makedonska banka'. Për shkak të kësaj mënyre të shitjes, përveç që janë shkelur shumë ligje, direkt është dëmtuar edhe buxheti i Maqedonisë me fond prej mbi 225 mijë euro për shkak të mospagimit të tatimit të fitimit. Prandaj kryeministri Gruevski duhet të përgjigjet: Sipas cilës bazë ai ka kontrolluar 6 kompanitë aksionare në 'Makendoska banka'? Ku kanë përfunduar 900 mijë euro të tërhequra nga llogarit bankare të 6 kompanive në këtë bankë?Ku kanë përfunduar 1 milion e 500 mijë euro të paguara kesh Nikolla Gruevskit nga 'gazda Nini ?", deklaroi Zoran Zaev, kryetar I LSDM-së.<br /><br />Edhe sulmin e djeshëm verbal ndaj kandidatit presidencial të tyre Stevo Pendarovski, Zaev e konsideron si reagim ndaj këtij skandali. Zaev nuk përjashtoi mundësinë që nëse kryeministri Gruevski nuk pranon veprën, atëherë LSDM-ja lëndën do ta dorëzojë në prokurori. Gjyltene Rexhallari