Surprise Me!

Mot i pazakontë, reshje bore në mes të prillit

2015-08-22 4 Dailymotion

Moti i ftoftë me reshje bore dhe i pazakontë për stinën e pranverës do të vazhdojë deri në fundjavë. Kështu paralajmërojnë nga Enti hidrometeorologjik të cilët thonë se temperatura më të ulëta deri në minus 2 gradë priten gjatë ditës së nesërme, të cilat njëkohësisht do të jenë të shoqëruara me reshje shiu dhe bore në viset më të larta. Meteorologët paralajmërojnë se rritja graduale e temperaturave do të nis nga dita e diel ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 19 gradë.

"Nesër reshje shiu më së shumti do të ketë në pjesët juglindore dhe eventualisht në pjesët perëndimore të vendit. Nesër temperaturat maksimale do të jenë prej- 2 deri në 3 gradë, që do të thotë më ftohtë se sot. Temperatura maksimale ditore do të jetë prej 7 deri në 14 gradë, në Shkup deri në 9 gradë. Edhe gjatë ditëve në vazhdim mëngjeset do të jenë të ftohta, temperatura maksimale do të jetë prej 0 deri në 5 gradë. Të shtunën do të ketë reshje shiu, kurse dita e parë pa reshje do të jetë e diela kur temperaturat do të arrijnë deri në 19 gradë", Boris Sekiraeski, sinoptikan.

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e shpeshta të shiut kanë shqetësuar edhe bujqit. Avdi Emini nga fshati Straçincë thotë se reshjet dhe i ftohti nuk janë të mirëseardhura për bujqësinë në këtë periudhë për shkak se në të shumtën e rasteve shkaktojnë kalbjen e rrënjëve të mbjellave.

"Lagështia e tepërt vjen deri te ajo që rrënjët e perimeve mund të kalben dhe rendimentet do të jenë pak më të dobëta dhe sigurisht mund të jenë shkatërruese për perimet. Këto perimet e buta, siç përmenda dredhëzat, shalqiri, specat, domatet dhe të tjerat, këto me të vërtet nëse bie nën minus temperatura në të ftoftë atëherë mund të vijë edhe të ngrirja e gjetheve, ngrirja e luleve të çelura edhe mund të shkatërrohen vërtet nga i ftohti i madh edhe do të ketë me siguri dëm bujqësia", u shpreh Avdi Emini, bujk

Reshjet e borës sot vëreheshin edhe në Vodno të Shkupit, ndërsa më të dukshme dhe në trashësi deri në 30 centimetra kishte në Mavrovë dhe rajonin e Pollogut. Moti i ftohtë ka përfshirë pothuajse tërë Ballkanin ndërsa trashësia e borës në Kosovë kishte kaluar 40 centimetra. Melihate Rustemi

Buy Now on CodeCanyon